Banqup për kontabilistët

Banqup për kontabilistët

Një platformë online që ju thjeshton administrimin e dokumentacionit të klientëve tuaj dhe ju lejon të fokusoheni në shërbimet e konsulencës.

Çfarë është Banqup ?


Banqup është një platformë online, e cila thjeshton administrimin e dokumentacionit të klientëve tuaj. Falë Banqup , klientët tuaj mund të shkëmbejnë me ju të gjitha faturat dhe dokumentet e tyre digjitalisht kudo dhe në cdo kohë.

Zgjidhja jonë siguron që sipërmarrësi të ketë një mjet të thjeshtë për administrimin e ndërmarrjes së tij. Kjo do të thotë: marrjen e faturave të blerjes, përpilimin dhe lëshimin e faturave të shitjes, ngarkimin e faturave, pagesat, ruajtjen dhe përfundimisht shkëmbimin e të gjithë dokumentacionit me ju, kontabilistin e biznesit.

Ju, si kontabilist, do të merrni online cdo dokument të nevojshëm, të struktuar në mënyrën më të qartë të mundshme. Në këtë mënyrë, ju mund të përpunoni sistematikisht të gjitha dokumentet e nevojshme gjatë gjithë vitit, pa u rraskapitur cdo datë deklarimi nga pirgje me dokumente fizik.

Si funksionn?

Klientët ngarkojnë faturat e tyre në Banqup

Klientët tuaj marrin fatura nga burime të ndryshme (klientë të huaj / selfcare / ... ) në formate të ndryshme (foto, pdf ...). Me Banqup , klienti juaj ka mundësinë për ti ngarkuar faturat e marra, qofshin ato me, email, shpenzime për rimbursim, me whatsapp, në plaftformën Banqup.

OCR e integruar lexon cdo të dhënë në faturat tuaja

Njëherë që klienti i ka ngarkuar faturat e tij, të gjitha të dhënat nga foto e faturës, filet pdf ose formate të tjera lexohen nga OCR-ja jonë (Leximi Optik i Karaktereve). Për më shumë mbi këtë cështje, Banqup ka gjithashtu një qendër manuale validimi. Të dhënat që nuk plotësohen mekanikisht nga OCR, validohen manualisht nga qendra.

Nga Banqup tek programi juaj i kontabilitetit

Pas të dhënat lexohen, të gjitha faturat konvertohen automatikisht në një faturë digjitale (UBL). Të gjitha UBL-të më pas shkëmbehen përmes Banqup me zyrën tuaj të kontabilitetit. Përmes internetit ju merrni cdo faturë të klientëve tuaj, në një përmbledhje të strukturuar. Pavarësisht zgjidhjes softuerike të kontabilitetit që përdorni, Banqup ka një zgjidhje për çdo kontabilist.

 

“Falë Banqup , ne u japim klientëve tanë pikërisht atë që ata kërkojnë: kujdesin maksimal. "

 

Rob Verschaeren - Verschaeren & Mertens

Përparësitë e Banqup:

Nuk ka më kërkime pafund në dosjet fizike

Përveç kohës që kurseni në përpunimin e faturave, ju dhe zyra juaj do të kenë mundësinë të shfletojnë skedarin përkatës të cdo klienti. Gjeni dokumentin që ju nevojitet me vetëm një të klikuari të mausit, pa pasur nevojë të kërkosh nëpër arkivat e pluhurosura.

Punë më të dobishme për ju dhe firmën tuaj

Duke qenë se përpunimi i faturave është më i shpejtë, stafi juaj do të jetë në gjendje të përpunojë më shumë informacione për llogari të klientit pa pasur nevojë të rritet ngarkesa e punës. Përveç kësaj, puna juaj në zyrë do të jetë më tërheqëse dhe do të keni më shumë kohë në dispozicion për tu relacionuar me klientin dhe fokusuar në këshillimin e tij.

Ju keni kontroll të plotë

Ju ruani kontrollin e plotë të të gjithë procesit. Të gjitha dokumentet i përcillen zyrës tuaj vazhdimisht gjatë gjithë vitit, por jeni ju që zgjidhni momentin më të përshatshëm për zyrën tuaj për ti procesuar informacionet.

Lartësojeni marrëdhënien tuaj me klientët në një nivel tjetër

Ju jo vetëm që mund tu ofroni klientëve tuaj këshilla të shkëlqyera, por gjithashtu i ndihmoni ata të digjitalizojnë administrimin e ndërmarrjes së tyre. Në këtë mënyrë, ju i lehtësoni klientët tuaj nga stresi i proceseve administrative, duke u dhënë mundësinë të fokusohen në zgjerimin dhe përmirësimin e biznesit të tyre.

E-udhëzues për kontabilistët

A është digjitalizimi një sfidë madhore për zyrën dhe klientët tuaj?

Në këtë udhëzues elektronik, do të gjeni planifikime, rekomandime dhe këshilla hap pas hapi për ta bërë sa më të lehtë kalimin e administrimit të digjitalizuar. Në pjesën e parë, ne fokusohemi te firma juaj dhe diskutojmë se si mund të siguroheni që të jeni gati për të udhëzuar klientët tuaj drejt një administrimi digjital. Në pjesën e dytë, ne thellohemi me udhëzimet, duke ju propozuar një planfikim hap pas hapi për të asistuar klientët tuaj të kryejnë me sukses tranzicionin digjital.

Shkarkoni e-udhëzuesin sot:

Duke klikuar butonin dërgo sa më poshtë, ju pranoni dhe i jepni të drejtën Unifiedpost Group, të trajtoj dhe ruaj të dhënat tuaja personale për t'ju informuar mbi informacionin e kërkuar. Për më shumë informacion, ju lutem merrni dijeni mbi politikat tona të privatësisë.
 

Le te flasim

Dëshironi të dini më shumë rreth integrimit me paketën tuaj ERP/CRM? A keni pyetje se si të aktivizoni klientët tuaj në Banqup? Do të dëshironi një ofertë për firmën dhe klientët tuaj? Do të dëshironit një demo të drejtpërdrejtë se si funksionon e gjitha?

Asnjë problem fare. Ekipi ynë i Bankup është gati t'u përgjigjet pyetjeve tuaja.

Na kontaktoni