Administrimi

Administrimi

ZGJIDHJE PËR ADMINISTRIMIN

Mjeti i administrimit që ju gjithmonë keni kërkuar


Thuajini lamtumirë dokumenteve të printuar. Falë Banqup, ato grumbuj letrash do të zhduken përgjithmonë nga tavolina juaj.

Ne bëjmë një hap përpara për të lehtësuar barrën tuaj


Si një sipërmarrës, ju dëshironi të ecni përpara dhe të rrisni biznesin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Fatkeqësisht, harxhohet shumë kohë e vlefshme për menaxhimin e punëve administrative. Fatmirësisht, ka një zgjidhje tjetër


Mos humbisni më kurrë një faturë/dokument


Falë kutisë postare digjitale, funksionit të skanimit nga aplikacionit dhe funksionit tërhiq dhe lësho i fileve në kompjuter, ju mund të konvertoni të gjitha dokumentet dhe faturat tuaja (digjitale) në një format digjital dhe ti ruani në platformën tuaj Banqup.

Falë aplikacionit tonë inteligjent, mund të skanoni edhe dokumente të tjera printuara sipas nevojës. Funksioni ynë i zgjuar OCR (Njohja optike e karaktereve) më pas i konverton të gjitha të dhënat në një format digjital. Kështu që ju nuk do të keni më nevojë të ruani nga humbja e dokumenteve të printuara.

Gjithashtu mund të ngarkoni me lehtësi dokumentet e marra në formatin UBL nëpërmjet adresës së emailit Banqup ose funksionit tërhiq dhe lësho.

Banqup Albania


Doc Center: ruani dokumentet që nuk janë fatura


Doc Center përdoret për të ruajtur të gjitha dokumentet që nuk janë fatura ose nota krediti. Në këtë mënyrë, ju lehtë mund të mbani një pasqyrë të të gjitha dokumenteve jo financiare. Ju mund të krijoni (nën-)folder, etiketoni dokumentet dhe të zgjidhni të shkëmbeni ato në çdo moment me kontabilistin tuaj.

Pasqyrë e qartë e klientëve dhe furnitorëve tuaj

 

Dëshironi të keni një pasqyrë të plotë të të gjithë klientëve dhe furnitorëve tuaj? Kjo është gjithashtu e mundur në Banqup. Thjesht krijoni dhe ruani një klient ose furnitor të ri dhe përdorini këto të dhëna për të krijuar dhe dërguar faturat tuaja të shitjes më shpejt tek klienti i duhur.

Arkivi digjital i besueshëm


Thuajini lamtumirë dosjeve voluminoze të dokumenteve të vjetra. Tani e tutje, ju mund t'i ruani të gjitha faturat në një arkiv digjital. Dokumentet tuaja financiare mund të ruhen në mënyrë të sigurt në platformën gjithëpërfshirëse Banqup, duke ju mundësuar ti konsultoni kurdo herë dhe kudo. Në këtë mënyrë, nuk keni nevojë t'i mbani të gjitha dokumentet fizikisht, ju do keni gjithçka në dispozicion në mënyrë digjitale.


Banqup Albania

E-UDHËZUESI
A është transformimi digjital sfidues për ju?

Atëherë e-Udhëzuesi ynë mund t’ju ndihmojë. Administrimi digjital ju kursen një sasi të madhe kohe, parash dhe stresi. Në këtë udhëzues elektronik të dobishëm, do të mësoni se si të reduktoni hap pas hapi morinë e dokumenteve të printuara.

Shkarko udhëzuesin elektronik:

Duke klikuar butonin dërgo sa më poshtë, ju pranoni dhe i jepni të drejtën Unifiedpost Group, të trajtoj dhe ruaj të dhënat tuaja personale për t'ju informuar mbi informacionin e kërkuar. Për më shumë informacion, ju lutem merrni dijeni mbi politikat tona të privatësisë.
 

Përqendrohuni në atë që ju pëlqen vërtet të bëni

Banqup ju ndihmon të menaxhoni administrimin e ndërmarrjes tuaj. Thuaji lamtumirë grumbujve të letrave në tryezën tuaj, humbjes së faturave tatimore, apo faturave që ende duhet të përpunohen. Falë zgjidhjes sonë, menaxhimi i punëve tuaja administrative nuk ka qenë kurrë i tillë, i thjeshtë dhe i lehtë, duke ju mundësuar to investoni kohën tuaj të vlefshme në gjëra më të rëndësishme.

Provojeni tani