Pagesat

Pagesat

Paguaj më lehtë me Business Wallet
tënd të Banqup.

Çfarë është Banqup Business Wallet?

Banqup Business Wallet është një portofol personal digjital i biznesit tuaj, që u mundëson ndërmarrjeve SME të kryejnë pagesa duke përdorur një platformë të vetme.

Mbasi të keni kryer me sukses regjistrimin në Banqup, ju mund ti integroni llogaritë tuaja bankare në platformën Banqup dhe të kryeni pagesat e faturave më lehtë se asnjëherë tjetër.

Ashtu si bizneset evoluojnë, ashtu dhe portofoli digjital i përshtatet nevojave të tyre. Së shpejti ju do të keni mundësinë të përdorni dhe funksionet si Llogaria e Biznesit Banqup, Banqup Paylink dhe Karta e Biznesit Banqup!

Mëso më shumë

Financat tuaja në një hapësirë të vetme

Është e vështirë të menaxhosh llogaritë e ndryshme bankare, kartat e shumta bankare të pagesave si dhe platformat e ndryshme e-banking. Por jo më me Banqup Business Wallet. Bizneset mund të paguajnë faturat e furnitorëve të tyre më thjeshtë si dhe të gjurmojnë disponibilitetin e fondeve në kohë reale.

Paguaj faturat e furnitorëve

Paguaj furnitorët në vetëm pak klikime si dhe konfiguroni platformën tuaj që pagesat e përsëritura të kryhen automatikisht.

Arkëtoni në kohë nga klientët tuaj

Bizneset mund të krijojnë fatuart e shitjes vetëm në pak sekonda dhe ti dërgojnë ato në çast në mënyrë që likuidimi i tyre të jetë Brenda afateve të përcaktuara nga ju. Plus, përmes Business Wallet, zgjidhje e cila do të jetë së shpejti e disponueshme, bizneset mund të arkëtojnë faturat e tyre.

Përdorni një zgjidhje të vetëm digjitale

Shfrytëzoni thjeshtësinë e Business Wallet për të shijuar funksionet e pagesave në laptopin tuaj, tabletin ose Smartphonin!

Pagesa e faturave nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë

Marrja dhe gjurmimi i faturave, kontrolli i përmbajtjes dhe vlerave të faturës, monitorimi i datave të pagesave, regjistrimi në sistemin tuaj kontabël i të dhënave të faturës, pagesat nëpërmjet e-banking dhe sfidat e drejtimi të biznesit në të njëjtën kohë, ju kërkon sforco të jashtëzakonshme.

Jo me Banqup.
Business Wallet i Banqup kryen të gjithë punën për ju. Me veçoritë e integruara të pagesave dhe proceset automatike, pagesat e biznesit nuk kanë qenë kurrë më të lehta.

Mëso më shumë

Pagesat e faturave duke përdorur Portofolin e Biznesit

Pagesat e faturave duke përdorur Business Wallet është një proces i sigurtë, i shpejtë dhe i lehtë.

Merr fatura(t)

Marrja e faturave është e lehtë me Business Wallet. Zvarrit dhe lësho filet PDF, bëj një fotografi duke përdorur një smartphone ose merr faturat e furnizuesit direkt në platformën Banqup.

Zgjidhni fatura(t)

Shihni faturat direkt në llogarinë tuaj Banqup si dhe përmbajtjen e tyre, e cila automatikisht do ekstraktohet në mënyrë elektronike, çka do të thotë se nuk do t’ju kërkohet të regjistroni manualisht të dhënat! Më pas zgjidhni faturën që dëshironi të paguani.

Paguani fatura(t)

Duke përdorur Business Wallet, bizneset mund të paguajnë faturat e blerjes duke përdorur llogaritë e tyre bankare ekzistuese. Llogaritë që janë lidhur (ose integruar) në portofolin e biznesit.

Keni mbaruar!

Statusi i faturës do të ndryshojë në "të paguar" dhe do të arkivohet automatikisht.

Platforma e automatizuar gjithëpërfshirëse

Banqup Më pak kohë e shpenzuar për të regjistruar informacione dhe për të kyçur të dhëna
Banqup Fatura dhe pagesa më të sakta ndaj furnitorëve, me më pak mundësi për gabim njerëzor
Banqup Të gjitha pagesat me një zgjidhje softuerike të thjeshtë
Banqup Pasqyrë në kohë reale e faturave të ardhshme të blerjes, të papaguara dhe të paguara
Banqup Procesimet dhe njoftimet automatike, krijojnë lehtësi në menaxhimin e pagesave ndaj furnitorëve

Mëso më shumë

Jeni të interesuar të dini më shumë rreth zgjidhjes së pagesave të Banqup?

Zgjidhja e pagesave të Banqup është e disponueshme në shtete të ndryshme për bizneset që kanë arritur me sukses të krijojnë një llogari pagese Banqup.
Për të zbuluar nëse Banqup dhe zgjidhja e pagesave janë të disponueshme në shtetin tuaj dhe të përshtatshme për biznesin tuaj,
na kontaktoni duke klikuar mbi butonin më poshtë dhe ne do t’ju vijmë në ndihmë.

Na kontaktoni